• Today is: Tuesday, May 21, 2024

“PUSHTIMIT ELEKTORAL” I SERBISË DHE MENDIMI I (PA)VARUR NË KOSOVË

fakti
June22/ 2020

Merreni me mend në çfarë derexheje kemi ardhur: Proamerikanizmin nuk e shprehim me devotshmëri e përkushtim ndaj shtetit të Kosovës, duke luftuar hajninë dhe akraballëkun institucional, por me centimetrat e lëshimeve që i bëhen Beogradit në dëm të Kosovës!!!

Nga Emin AZEMI, botues i gazetës FAKTI

Është krijuar një mendësi e deformuar sa i përket mendimit kritik, prandaj është koha që të lirohemi nga paragjykimet dhe prejudikimet kur kritikojmë dukuri devijante në shoëqri dhe në politikë.
Është koha të lirohemi nga mendimi partizan, sepse intelektualët dhe mendimtarët e vërtetë, duhet t’i kenë pikëpamjet e tyre, që jo domosdoshmrëliisht duhet të jenë zgjatime karikatureske të pikëpamjeve politike të partive të caktuara.

Është koha që , bie fjala, çdo e keqe e kamufluar me huamnizëm qe vjen nga Serbia, në formë testesh për coronën, ose në formë ndëryhyrjesh dhe penetrimit politik e institucional në shtetin e Kosovës përmes votave serbe, të kenë trajtim të njejtë, të guximshëm e atdhetar, pa e ça shumë kokën se mendimi i shprehur do t’i prishë punë ndonjë partie politike në Kosovë.

Shkas: Votimet serbe që u mbajtën të dielen, që ishin një ndërhyrje direkte në cënimin juridik e territorial të sovranitetit ë Republikës së Kosovës, po kalojnë disi me njëfarë heshtje nga ana e kritikuesve të,Albin Kurtit. Sipas kësaj mendësie, nëse kritikohet mbajtja e këtyre zgjedhjeve në Kosovë, i bie demek që je me A. Kurtin, dhe automatikisht shpallesh populist….Por, mos ‘thashtë Zoti’, nesër A. Kurti me ba me ardhë sërish në pushtet, heshtakët e sotëm, nesër bëhen kritikues të zjarrtë të këtij “pushtimi elektoral” të Serbisë….. dhe këtu fillon ngatërrimi i asaj që quhet mendim i pavarur kritik. Për rrjedhojë, jo vetëm që vjen duke u polarizuar shoqëria, por njerëzit e rëndomtë asnjëherë nuk do të mund të bëjnë dallimin në mes të atyre që mendojnë me kokat e tyre dhe kanë pikëpamjet dhe bindjet e tyre, pavarësisht nga konfigurimet politike, dhe të atyre të tjerëve që janë mendimtarë të pavarur dhe të regjur vetëm atëherë kur është në pushtet A. Kurti. Atëherë, edhe nje vremç mali me ba me thye udhën e me hy dallash në Kosovë, kualifikohet hiq më pak se tradhëti kombëtare e “grupit kriminal” të “majtistit” e “enveristit” A. Kurti (!).

Pra, kritika jepet me ngjyrime partiake, sipas stinëve e sipas mandateve, varësisht kush është në pushtet e kush në opozitë në Prishtinë…

Mbajtja grupore (nuk po flasim për raste individuale) e zgjedhjeve të një shteti në një shtet tjetër, dëshmon se ky i fundit ose ende është koloni e të parit, ose kalkulimet politikaneske bëhen keq duke pretenduar se edhe ky tolerim
i “pushtimit elektoral” të Kosovës nga ana e Serbisë mund të kualifikohet si proAmerikanizëm(!).

Merreni me mend në çfarë derexheje kemi ardhur: Proamerikanizmin nuk e shprehim me devotshmëri e përkushtim ndaj shtetit të Kosovës, duke luftuar hajninë dhe akraballëkun institucional, por me centimetrat e lëshimeve që i bëhen Beogradit në dëm të Kosovës!!!

Nëse vazhdohet kështu të mendohet, vaj halli për shëndetin etik të opinionbërjes..

 

22 qershor, 2020

Fotografia e Emin Azemi